19.12.2024, 09:54
NYE I TRIDHETEDYTË.
Grueja e pa-kunorë.
Aj, qi të marrë gruen pa kunorë, jet i lidhun kah Feja edhe kah kanuja.
Grueja e pa-kunorë farë tagrit s’ka në shpi të burrit.
Kanuja i nep këto ndeshkime burrit, qi merr grue të pa kunorë:
a) shpija i digjet e toka i jet djerr;
b) xirret prej vendit, e s’mund t’a shklasë token e vet mje qi t’a largojë gruen e mbajtne pa kunorë;
c) në pasët fmi me grue të pa kunorë, njehen të pa-ligjë e prandej s’mund të bahen kurr perkaes (trashigues).
KRYE I GJASHTËT.
PRINDJA. (Baba – Nana – Djelmt)
NYE I TRIDHETETRETË.
Baba – Burri.
§.58. Tagri I burrit mbi gruen.
Burri ka tager:
a) me kshillue e me qortue gruen;
b) b) me rrahë e me lidhë gruen e vet, kùr të mbrrîjë me i a perbuzë fjalen e urdhnit.
§.59. Tagri i babës mbi të bijt.
Baba kà tager:
a) mbi jetë e mbl gjallnim të të bijve
b) me rrahë, me lidhë, me burgosë a edhè me vrà të birin e të bin, kanuja s'i lypë arsye, edhè î a xên se vret vendin: "Kush vret vedin shkon gjak hupës,
c) me nijtë të birin në rrogë sà herë të duej, per arsye, qi "Sà të jét i ati gjàll, i biri njehet si bulg ",
mbi fitimet e të birit, të rrogës a sidà kojshin ;
d) me shitë e me blé, me dhânë e me mârrë,
e) me karmue të birin shpijet pa pjesë, kùr mos t’i rrije nen sundim e ndigiesë; porsè, si të desë i ati, i biri vien ne trashigirn t'et.
§. 60.Detyra e babës.
a) Baba âsht me detyrë mu rrekë per të mirë të të bijve si kah ndera si ka pasunija.
b) m'u blé armë djelmve. si të bàhen per'to:
c) mos me bâ testamende. si të ket të bijt:
d) trashigimin paraz m'u làn djelmvet
NYE I TRIDHETEKATERT.
Nana – Grueja.
§. 61. Paperlimsija e grues.
a) Burri nuk kà tager mbi jetë të gures
b) Grueja farë tagrit s'kà as inbi të bijt as në shpi,
c) Me vrà i biri t'âmen, bien në gjak me prindt e sâmës,
d) Me rrah, me plyrë a me vrà gruen e burrit dora e huej,nderen i a kérkon burri, varren é gjakun prindja.
e) Me rrehë kunetija gruen e burrit, prindja e grues i a lypin nderen, në mos i raftë s mbrapa i shoqi.
f) Me kenë nâna gergase (qi perzien e shpin), i biri e qet tàmen prej shpijet pâ njesë e pà gjâ, veç se vjetin e parë do t’i apë buken e gojës (tri barrë drithë) e tjetër s'i kà.
NYE I TRIDHETEPESËT.
Djelmt.
§.62. Detyra e perlinii i dielmvet
a) Bijt jau kan detyrë prindës bindjen e ndigiesen,
b) do të rrîjn nen sundim të t'et mje qi të desë ky,
c) smund të siellin doren më 'ta, as m'u rà ndesh fjalës,
d) per çdo pûnë do të mêrren vesht me t'anë;
e) pà lêje të t'et s'mund të shkojn kund,
f) pà zamê të t'et s'mund të blejn as s'mund të shesin gjâ, e as farë mârrdhâmet s'mund të kenë me kend,
g) smundne me hî dorëzânë, posë per aq.. sà u bâjn armëi e brêzit,
h) s'munden me qitë fanë më rrugë të madhe edhè pse â'plakë jetôs,
i) me pretue (me mârrë pré), me viedhë a me vrà kend i biri, i ati do të pergiegjet per arsye qi “Fitimi e rreziku i të bijve i perpiesënohet t'et e vllazenve"
j) me vrà i biri t’anë, fisi a grîn dorërasinn ase e xjerrë vendit per gjithë herë;
k) me i u mbushë menja ndonjênit nder dielm me u dà prej t'et, del pà pjesë e pà gjâ.
§.63. Tagri i Parbinis ( i dialit të parë).
a) Djalit të parë i perket sundimi i shpis mbas dekës së t'et,
b) Vllau i parë do të pvetet per gjithshka mbrenda e jashta shpijet,
c) Me kênë derë Flamurtari, djalit të pare të vllaut të parë i perket Flamuri,
d) Me kênë derë Vojvodet, djalit të parë të vllaut të parë i perket prî,ja,
e) Me kênë Plak katundit, djalit të vllaut te pare i perket strapleqnija.
Oroe: Sà të jét pà u dà shpija, i ungji i të bijve të vllaut të parë nder zyre të katundit e të Flamurit, si të dahen, s'kan tager m'u perzie nder zyre të naltpermenduna, as i ungji as të bijt e tij, pse jânë të të bijve të vllaut të parë.
KRYE I SHTATËT.
TË DAMT.
§.64. Në Kanû të të damit pershîhen.
1.Shpija, troje e vithna. 2.Toka: a)arë b)vneshta, c)livadhe, d)xâna, ograja, e)prozhme zabele, 3.Vada (rendi i ujit), 4.Mullîni , 5.Fitim e të prishuna, 6.Armët, 7.Rêmet, hekurishta, almistra qésh, 8.Rraqe shpijet shtroja e mbloja , 9. gjâja e gjallë: lopë, qé, kual, dele e dhi, 10.Drithi e çdo bimë aret, 11.Bletët, 12. Djathi e tlyeni; 13.Vêna e rakija, 14.Pleqt e të damit.
§.64. Shpija, troje e vithna.
1. Shpija me tokë, qi të ketë per rreth, i perket vllaut të mbramë.
2. Prroje e vithna dahen per Vllà aq pjesësh, s'â zjarmijesh të dahen vllazent.
§.66. Toka.
1.Toka e të parve do të dahet me terkuzë per vllà.
2.Toka e bléme prej djlemve mbas dekës së prindës do të dahet per pushkë.
3.Vllau i ndermjemët kà tager me zgjedh tokë kû të duej.
4. Ara, vneshta, livadhi, xâna ograja, prozhme e zabele do të dahen me terkuzë per vllà, sà njani,tetri.
5. Kujnija, mali e bjeshka s'dahen,'do t'a kenë zbashkut, si per drû si per kullosë
§.67. Vada.
Rendi i ujit do të dahet me kerçik mbas oket.
§.68. Mullîni
Mullîni, si toka, dahet per vllà.
§. 69. Fitime e të prishuna.
1.Fitimet e të prishunàt jânë të plangut: shpija i gzon e, pà u dà shpija,.do të lahen.
2. Fitime të posaçta kanuja së veçon: "Shka të xânë të dàmt në shpi, jet mbrendë."
3.Paja e grues nuk hîn në pleqëni të damit.
4. Dhantit, qi i mblidhen nuses në ditë të martesës, si te prindja, si te burri, kanuja é të damit nuk i pershîn, jânë të grues.
§.70. Armët.
Armët do ti epen vllaut të parë
§.71. Rême, hekurishta, alinistra qésh.
Rêmet do të dahen per vllà. si edhé hekurishtat: spata, sheten. kosa, kmesa, kîza, sharra, thadra, dalta, etj… ashjû edhé almistra qesh.
§.72. Rraqe shpijet.
a) Shtroja e rnbloja do të dahen per vllà:
b) vozga, govixha, fuçija, sheka, per vllà:
c) lugë, qêtha, vjedra (mielca), mtîj, turren e drûve, vegsha, vorba, kuça, e shka të jenë ênë drûnit e dheut, i dàn e zoja e shpis per mbas msimit të pleqve, ashtû adhè pulat.
§.73. Glâja e gjallë.
"Berret dahen per pushkë". Në të dam të berrevet, të lopvet. të qevet e të kualvet mârrin vetun ata, qi jânë të zot me bajtë armë.
§.74. Drithi.
1. Drithi dahet per gojë". Burravet, gravet e fmivet do t’u epet buka e gojës në ditë të të damit.
2. Fmija djalé a vajze pa e mbushë vjetin, s’kan tager në bukë të gojës. Si të mbushin vjetin, do tu dahet pjesa e bukës si tjervet.
3. Jo veç drithi, por edhè çdo bimë tjeter e arve a e kopshtijeve, do të dahet per gojë.
§. 75. Bletët.
1. Zgjojt e bletve do të dahen per vllà.
3. Mjalti dahet per gojë.
§. 76. Diathi e tlyeni.
Bylmeti e çdo melmesë do të dahet per gojë.
§.77. Vêna e rakija.
Vêna e rakija, me nji fjalë, glithshka hahet e pihet, do të dahen per gojë.
§.78. Pleqt e të damit.
1.Pleqt e të damit do të ienë dy a kater, a si t'a lypë nevoia e shpis, qi dahet.
2. Pleqt e të damit kan tager me mârrë ka nji berr per krye plakut.
3. Kpucët e pleqve të të damit do t'i apin zbashkut vllazent, qi dahen.
Oroe.
§.79.
a) Plakut të shkretë do ti epen të prishunat e drekve pà u dà shpija.
b) Vllaut të pamartuem do ti epen të prishunat e martesës pà u dà shpija.
c) Granija s'hîjn në pjesë të të damit, posë per bukë të gojës në të gjitha sendet, qi hahen e pihen.
d) Grazhdi sâna e kashta dahen mbas gjâjet.
§.8O. Po u mbush mendia vllazenve me u dà per të gjallët e t'et, këta nuk kan tager me u perzie as në tokë, as në pasuni, e do të shkojë seciIi n'at piesë, qi t’u a shênjojë i ati.
§.81. Mbas deket të t'et, kanuja e të damit nuk i veçon vllazent, por, sà të jenë, aq pesësh do t'a dajn pasunin e t'et, si të tundshmen si edhè të, patundshmen.
§.82. Me kênë kater vllazen, e per në qitshin Pleqt per m'u dà, token e të parve do t'a dajn me terkuzë per vllà.
§.83. Me u dà dy vllazen më nji krah e dy tjerë me nji tjeter, token e të parve e dajn per gjymës, token e bleme prej sish per pushkë.
§.84. Me dekë njani vllà prej dy te damve, pà lânë djalë në voter, toka, qi i pat rà në pjesë, do të dahet trish, posë tokësh të bleme mbrapa e pos gjâsë së gjallë të pertrîme mbasi jânë dà.
§.85. Paragrafi 83 e 84 pershîn edhè vllazen dy nanash.
§.86. Vllazent e dàm nii herë me gùr e kufi, po u perzîen persri, e mbas do kohe u mbushet mendja me u sterdà, tokët i dajn mbas kufinit të së dames së parë. Per në paçin blé tokë të reja e pertrî gjâ të gjalla permbasi u perzien, do të qesin ne pûnë § 83.
§.87. Me kênë dy a mâ shum vllazen, e me dekë njani tuj lànë djalë mbrapa, kùr të dahen, djali i vorfen dahet me t’ungjin si vllà, mêrr pjesen e t'et.